Nuk janë vetëm të moshuarit, të rinjtë po preken gjithnjë e më shumë nga koronavirusi.
CDC tha se kishte konfirmuar 4,226 raste të COVID-19 në SH.B.A. që nga 16 Mars. Nga 2,449, 29% ishin midis moshave 20 dhe 44.
Raporti gjithashtu zbuloi se e njëjta grupmoshë përbënte 20% të të shtruarve me këtë sëmundje, si dhe 12% e tyre të pranuar në kujdes intensiv, duke treguar që të rinjtë mund të zhvillojnë raste të rënda gjithashtu.
Edhe vdekjet e amerikanëve mbi moshës 65 vjeç janë më të larta, studimet kanë zbuluar se edhe grupmoshat e reja janë në rrezik
Edhe fëmijët që supozohet të jenë më pak të ndjeshëm ndaj sëmundjes, një studim i kohëve të fundit në Kinë zbuloi se disa fëmijë që e marrin koronavirusin, zhvillojnë infeksione të rënda.
29% e rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Amerikë kanë qenë te njerëzit midis moshës 20 dhe 44 vjeç.
Një në pesë persona në ShBA të shtruar në spital me koronavirus kanë qenë midis 20 dhe 44 vjeç.