Jo vetëm Vlahovic, Allegri transferon te Milani edhe një tjetër yll nga Juve

17:29 | 08 Shkurt 2026

Rosonerët kanë gati goditjen e dyfisht nga Juve.

Milan nuk pret, Rosonerët po punojnë që tani për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Dusan Vlahovic është objektivi kryesorë i Rosonerëve për merkaton e verës, por nuk mbaron me kaq.

Sipas Calciomercato, Milan është përfshirë në garë edhe për një tjetër yll të Zonjës së Vjetër.

Bëhet fjalë për mesfushorin amerikan, Weston McKennie, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Allegri ia ka kërkuar Tares afrimin e McKennie dhe strategu 58-vjeçar do të angazhohet personalisht për ta bindur amerikanin që ti bashkohet te Milani.

Komento: