Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është në qiellin e shtatë pas suksesit të klubit në La Liga.
Gjiganti katalunas u shpall kampion i Spanjës mbrëmë pasi e mposhti Espanyolin në derbin lokal, me ç’rast e kurorëzoi një sezon mjaft të suksesshëm në nivelin vendor.
“Është një natë historike, është një kampionat historik. Të festosh katër xhiro pa përfunduar sezoni… Jemi kampionë. E kemi kontrolluar lojën nga minuta e parë, e meritonim fitoren dhe titullin. Është një e diel gëzimi dhe feste. E shpëtuam klubin në aspektin financiar dhe ua rikthyem gëzimin njerëzve të Barcelonës. Duam që ky të jetë titulli i parë i rëndësishëm në një epokë të jashtëzakonshme”, u shpreh Laporta.
Në mes të kritikave të fundit dhe shumë problemeve me klubin, kreu i “Blaugrana” shkoi për të festuar me lojtarët në dhomën e zhveshjeve.