Joao Félix pritet të largohet nga Atletio Madrid gjatë verës.
Manchester United vazhdon të jetë i lidhur me një numër lojtarësh, madje edhe gjatë bllokimit të futbollit për shkak të koronavirusit.
Jadon Sancho i Borussia Dortmund, ylli i Tottenham Harry Kane dhe mesfushori i Aston Villa Jack Grealish janë të lidhur me ‘Djajtë e Kuq’.
Sensacioni i Atlético Madrid Joao Félix është emri i fundit në listë, sipas Le10 Sport, përcjell lajmi.
Joao Félix la Benficën për Atlético në një marrëveshje në fillim të sezonit 2019/20, pasi ishte lidhur me United.
United thuhet se mbetet i interesuar për Joao Félix dhe dëshiron që sulmuesi 20-vjeçar portugez të ndjekë gjurmët e Cristiano Ronaldo në ‘Old Trafford’.