Joe Biden deklaroi gabimisht se ka kancer, reagon me shpejtësi Shtëpia e Bardhë

23:56 | 20 Korrik 2022

Një deklaratë e gabuar Presidentit amerikan Joe Biden, është raportuar nga shtypi perëndimor, kur gjatë një fjalimi ai ka thënë se në vitet e mëhershme vuante nga kanceri i lëkurës. Disa media, bazuar në deklaratën e tij, kanë raportuar se Biden po vuan nga një lloj kanceri tani.

Kjo ka detyruar Shtëpinë e Bardhë që ta sqarojë keqkuptimin me shpejtësi.

Biden, gjatë fjalimit, kishte thënë se e kishte trajtuar kancerin e lëkurës një vit para se ta merrte mandatin. Në këtë kontekst, ai kishte folur edhe për ngrohjen globale dhe rafineritë e naftës pranë shtëpisë së tij në fëmijëri, si prej shkaktarëve të mundshëm të kancerit të tij në lëkurë.

“Kjo është arsyeja pse unë dhe shumë njerëz të tjerë me të cilët jam rritur kemi kancer dhe pse për periudhën më të gjatë Delaware kishte shkallën më të lartë të kancerit në vend”, ka deklaruar Biden.

Është e paqartë pse Biden iu referua eksperiencës së tij me kancerin në kohën e tashme të vazhduar, mirëpo Shtëpia e Bardhë nxori reagimin e shpejtë sqarues për këtë gabim të presidentit.

Kanceri i lëkurës është sëmundje e zakonshme, veçanërisht në mesin e të moshuarve që nuk përdornin krem kundër diellit në rininë e tyre, por në përgjithësi nuk është kërcënues për jetën.

Komento: