Joe Biden: Raketat në Poloni nuk ka gjasa të jenë lëshuar nga Rusia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Joe Biden: Raketat në Poloni nuk ka gjasa të jenë lëshuar nga Rusia

09:11 | 16 Nëntor 2022

Presidenti amerikan Joe Biden, tha se ka gjasa që raketa përgjegjëse për vrasjen e dy personave në Poloni të mos jetë lëshuar nga Rusia, raporton BBC.

Ai thotë se ka “informacion paraprak që konteston” nëse incidenti në Poloni ishte për shkak të një rakete të lëshuar nga Rusia.

Duke folur me gazetarët pasi mbajti një takim urgjent me liderët e G7 dhe NATO-s në margjinat e samitit të G20 në Bali, Indonezi, presidenti i SHBA Joe Biden tha se do të përcaktohen për hapat e ardhshëm pasi të mbarojë hetimi.

“Nuk dua ta them këtë derisa të hetojmë plotësisht, por nuk ka gjasa në mendjen e trajektores që të jetë qëlluar nga Rusia, por do të shohim”, tha Biden.

Raketa ra jashtë fshatit rural polak të Przewodow, rreth katër milje (6.4 kilometra) në perëndim nga kufiri ukrainas, afërsisht në të njëjtën kohë kur Rusia nisi valën e saj më të madhe të sulmeve me raketa në qytetet ukrainase në më shumë se një muaj.

Rrethanat rreth incidentit, i cili shënon herën e parë që një vend i NATO-s goditet drejtpërdrejt gjatë konfliktit pothuajse nëntë-mujor, mbeten të paqarta. Nuk dihet se kush e ka gjuajtur raketën, apo nga është lëshuar, megjithëse Ministria e Jashtme polake e ka përshkruar atë si “ të prodhuar nga Rusia”.

Të dy forcat ruse dhe ukrainase kanë përdorur municione të prodhuara nga Rusia gjatë konfliktit, me Ukrainën që vendosi raketa të prodhuara ruse si pjesë e sistemit të tyre të mbrojtjes ajrore.

Komento: