Joe Biden uron pavarësinë: Kosova ka dëshmuar lidership në arenën ndërkombëtare

18:41 | 15 Shkurt 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, e ka uruar Kosovën në 17 vjetorin e Pavarësisë.

Biden tha se Kosova ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare gjatë këtij viti.

“Presidenti Biden në këtë urim, duartroket punën dhe përkushtimin tonë për forcimin e demokracisë dhë në luftën kundër krimit e korrupsionit, teksa kërkon që dialogu të përqendrohet në njohje reciproke. Sipas tij, në Samitin për Demokraci, Kosova ka dëshmuar se është e gatshme ta ndajë përvojën me shtete të tjera, ndaj thekson se gjatë këtij viti Kosova vazhdimisht ka treguar lidership në arenën ndërkombëtare. Në urimin e tij, Presidenti Biden ka përsëritur faktin e lidhjes së veçantë, të cilën familja Biden e ka me vendin tonë”.

Letra e urimit u publikua nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Komento: