Joe Bidenit i shkruajnë kongresmenët amerikanë, kërkojnë drejtësi për Vasfije Krasniqin dhe vëllezërit Bytyqi

21:47 | 09 Dhjetor 2021

Kongresmenët amerikanë i shkruajnë Joe Bidenit, kërkojnë drejtësi për Vasfije Krasniqin dhe vëllezërit Bytyqi.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka pranuar sot kërkesën e kongresmenëve të Kongresit Amerikan, të cilët kanë bërë thirrje që çështja e vëllezërve Bytyçi dhe rasti i Vasfije Krasniqi-Goodman të jenë në agjendën e tij.

Lajmin e bëri të ditur, vëllau i Krasniqi-Goodman, Nafi Krasniqi, përmes një njoftimi në Facebook.

Ai ka thënë se janë të vendosur që të kërkohet drejtësi për viktimat civile.

“Ne vërtetë jemi të vendosur të kërkojmë drejtësi, dhe kërkesa jonë shkon përtej rastit tonë si i vetëm, ne jemi të vendosur që për viktimat civile drejtësia të vihet në vend, sigurisht se ne, nuk do të mund të arrinim deri këtu pa mbështetjen e shumë personaliteteve, sidomos jo pa vendosmerinë e Këshilltarit Mark Gjonaj si ideator e mbështetës i marshit Rallyforherjustice, i cili kishte dhe ka vizion të qartë se si qështja e Vëllezërve Bytyqi, rasti i Vasfijes, por edhe i mbi 20 mijë të mibjetuarave/ëve të jetë në agjendën e Kongresmenëve, Presidentit si dhe Kongresit Amerikan.

Andaj ne presim që këto ditë të kemi lajme edhe më të mira dhe atë falë, edhe një herë po e theksoi Mark Gjonajt, si dhe Vera Mjeku, e cila, përgjatë të gjitha takimeve (mbi tridhjet sosh) me Kongresmen dhe përfaqësues të institucioneve të SHBA-së ka arsyetuar në mënyrë thelbësore-profesionale-humane nevojën për drejtësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Krasniqi ka shtuar se nuk ka alternativë tjetër përveç drejtësisë.

Komento: