
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë shtetas të Republikës së Kosovës.
Dekretet për dhënien e shtetësisë së Kosovës për dy personalitetet e njohura shqiptaro-amerikane u janë dorëzuar sot nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, shkruan Reporteri.net.
Joe DioGuardi, ish-kongresmen amerikan, është i njohur për angazhimin e tij shumëvjeçar në promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara dhe në sensibilizimin e institucioneve amerikane për çështjen e Kosovës.
Edhe Shirley Cloyes DioGuardi, aktiviste e njohur për çështjen shqiptare, ka qenë për vite me radhë e angazhuar në mbështetje të Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve në rajon.
Me marrjen e shtetësisë së Kosovës, dyshja shqiptaro-amerikane tashmë kanë edhe zyrtarisht shtetësinë e Republikës së Kosovës.