Johnson i shpëton mocionit të mosbesimit

23:02 | 06 Qershor 2022

Boris Johnson, i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit.

Boris Johnson në Britaninë e Madhe i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në udhëheqjen e tij me 211 vota kundër 148, ka konfirmuar Sir Graham Brady, raporton Sky News.

Johnson fitoi me një shumicë prej 63 votash.

Kryetari i Komitetit tha se u hodhën gjithsej 359 vota.
Vetë Johnsoni, sipas një deklarate nga rezidenca e tij zyrtare, e përshëndeti votimin si “një mundësi për të paraqitur pikëpamjet e tij para parlamentarëve” dhe si “një shans për t’u dhënë fund spekulimeve disa mujore”.

Ndryshe, ditët e fundit presioni ndaj Johnsonit për shkak të aferës Partygate u rrit më shumë – megjithatë pritej që një mocion mosbesimi të paraqitej vetëm pas përfundimit të festimeve të 70-vjetorit në fron të Mbretëreshës Elizabeth.

Raporti hetimor i nëpunëses së lartë civile Sue Grey e ka akuzuar Johnsonin për keqmenaxhim serioz: gjatë pandemisë së koronas, ai kishte festuar vazhdimisht festa, në kundërshtim me rregullat e distancimit social, dhe i kishte shpallur ato si mbledhje qeveritare.

Në këtë kontekst, Johnsonit tashmë iu desh të paguante një gjobë duke u bërë kështu kryeministri i parë, për të cilin u bë e njohur një shkelje ligjore duke qenë në detyrë. Pasi dolën në dritë festat e fshehta, Johnsoni kërkoi vazhdimisht falje, por refuzoi me forcë të jepte dorëheqjen.

Komento: