Johnson: Jo negociata me Rusinë

18:42 | 26 Qershor 2022

Në samitin e G7 lufta në Ukrainë ka qenë temë e diskutimit.

Intensifikimi i sulmeve në Ukrainë ndodh ndërsa liderët e vendeve të industrializuara të G7-s, janë mbledhur në kështjellën e Schloss Elmau në Alpet Bavareze në Gjermani për të diskutuar mbi luftën ruse, energjinë dhe krizën ushqimore.

Presidenti amerikan Joe Biden, i cilësoi si akte barbare sulmet e ndodhur rishtazi në Kiev, ndërsa në takimin e zhvilluar me mikpritësin, Olaf Scholz bëri thirrje për unitet.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar në G7 dhe NATO, Putin shpresojë që ne të përçaheshim por kjo nuk ndodhi e nuk do të ndodhë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërsa gjatë një takimi bilateral me presidentin francez Emanuel Macron, kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi kundër çdo përpjekje për një zgjidhje të negociuar Rusinë, në këtë moment.

Sipas Johnson, kjo do të rrezikonte zgjatjen e paqëndrueshmërisë botërore.

Dy liderët shohin mundësinë e përmbysjes së trajektores së luftës.

Komento: