Anglia vazhdon të i dalë në ndihmë Ukrainës.
Kryeministri britanik Boris Johnson, u zotua të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në një telefonatë me Volodymyr Zelensky këtë pasdite.
“Kryeministri nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë, për të koordinuar mbështetjen dhe për të forcuar vetëmbrojtjen e Ukrainës”, tha Downing Street në një deklaratë, përcjell Klankosova.tv
“Të dy liderët theksuan rëndësinë e vazhdueshme të sanksioneve në ushtrimin e presionit ndaj Putinit dhe ata dënuan sulmet e neveritshme ndaj civilëve të pafajshëm, pas bombardimeve të tmerrshme në Mariupol”, thuhet në deklaratë.