Johnson refuzon lehtësimin e kërkesave për viza për ukrainasit

14:04 | 07 Mars 2022

Kryeministri britanik refuzon lehtësimin e kërkesave për viza për ukrainasit.

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka refuzuar thirrjet për të lehtësuar kërkesat për viza për ukrainasit që ikin nga konflikti.

Ai tha se Britania ishte një “vend shumë bujar”, por ajo dëshiron të mbajë kontrolle se kush do të arrijë, përcjell Klankosova.tv

“Unë mendoj se është e arsyeshme duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë për t’u siguruar që ne kemi disa aftësi themelore për të kontrolluar se kush po hyn”, shtoi ai.

Komento: