
Memet nga moderatorja Jonida Vokshi nuk kanë të ndalur.
E radhës ishte natën e mbrëmshme në “Prime”, shkruan Indeksonline.
Në vend që emrin ta theksonte “Time” ajo e lexoj në gjuhën angleze duke e theksuar “Tajm”.
I menjëhershëm ishte ndërhyrja e Alaudinit i cili ia bëri me dije që në Kosovë ka emër Time.
“Sërish bëra meme”, tha Jonida duke e marr me sportivitet.
