Ajo është këngëtarja më e përfolur.
Këngëtarja e talentuar Jonida Maliqi e cila së shpejti pritet që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Ktheju tokës”, mbrëmjen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” prej ku foli mes të tjerash edhe për divorcin me ish-bashkëshortin.
Moderatori i emisionit Ermal Mamaqi, i shtroi pyetjen personale bukuroshes: “A është bukur kur ndahesh?”
Ndërkohë Jonida u përgjigj në këtë mënyrë: “Është relativisht e vështirë, por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë më tej jetesa më e qetë, më e lumtur, dhe më e bukur, i jep vetë zgjidhje në këtë formë.”
Rikujtojmë se Maliqi i dha fund martesës 17-vjeçare me Gent Prizrenin në vitin 2017-të. Ata kanë një fëmijë së bashku që quhet Dan.