Jonida vesh një fustan të çuditshëm

15:38 | 23 Dhjetor 2019

Jonida Maliqi, është padyshim një këngëtare me shumë stil.

Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi, ka mbi 20 vite që qëndron në skenën muzikore shqiptare.

Ishte dhjetori i vitit 1995, kur ajo morri pjesë në Festivalin e 34-të në RTSH me këngën “Planeti i Fëmijëve”, shkruan Indeksonline.

Që nga ajo kohë e deri më sot ajo ka vazhduar të sjellë muzikë të bukur për publikun.

Por vëmendje të madhe Jonida merr vazhdimisht edhe për shkak të dukjes së saj gjithnjë në formën më të mirë.

Edhe pse 36 vjeçare, duket se vitet vetëm sa po ja shtojnë bukurinë asaj.

Këtë e ka dëshmuar me anë të paraqitjes së fundit, ku shihet forma e saj e mirë.

Komento: