Jonida Vokshi, sonte në prime me dallamë me shqiponjë

20:47 | 28 Nëntor 2025

Mbrëmja e sotme e “Big Brother VIP Kosova” pritet të ketë një notë të veçantë festive, falë prezantueses Jonida Vokshi.

Ajo ka zgjedhur që në prime të dalë e veshur me një dallamë të dizajnuar posaçërisht me simbolin e shqiponjës dykrenare, një detaj që lidhet drejtpërdrejt me Ditën e Flamurit.

Ky gjest i Jonidës vjen në nderim të 28 Nëntorit, ditës së pavarësisë dhe një prej datave më domethënëse për shqiptarët, shkruan Kosvarja.

Prime-i i sotëm pritet të mbajë edhe më shumë atmosferën festive.

Komento: