Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi katalunas pas 11 sezonesh të kaluara në Camp Nou.
Paraditen e së mërkurës u bë e ditur se Alba do të largohej nga klubi, gjë që vetëm pak orë më vonë është konfirmuar nga vet lojtari dhe klubi.
Alba u largua nga klubi si lojtar i ri, duke kaluar nëpër Gimnastic de Tarragona, Cornella dhe më pas Valencia, përpara se t’i bashkohej Barcelonës në verën e 2012.
Ai ka 17 trofe, duke përfshirë 6 tituj të La Ligës, një të Ligës së Kampionëve dhe 5 tituj të Copa del Rey, gjatë 11 viteve të tij në klub. Gjatë kohës së tij ai grumbulloi 458 paraqitje, 29 gola dhe 99 asistime.
Alba falënderoi familjen e tij për mbështetjen e tyre dhe tifozët, klubin, presidentët, lojtarët dhe stafin e klubit që e lejuan të përmbushë ëndrrën e tij të fëmijërisë për të luajtur për ekipin e tij, Barcelonën.
Në një deklaratë, Barcelona konfirmoi largimin e tij dhe e falënderoi për marrëdhënien e tij gjithnjë pozitive dhe miqësore me çdo anëtar të familjes së Barcelonës. Ndonëse ndonjëherë është i diskutueshëm në fushë, ai pëlqehet shumë nga brenda klubit.
Kontrata e Albas do të ndërpritet reciprokisht me klubin, me disa raporte që thonë se ai do të heqë dorë deri në gjysmën e pagës që i obligohet klubi.
Me Blaugranat duke u përpjekur të ulin faturën e pagave të tyre, ky është një hap i madh për ta bërë këtë.
Ashtu si Sergio Busquets, ai do t’i thotë lamtumirë Camp Nou për herë të fundit si lojtar të dielën kundër Mallorca.
Të dy do të zbresin si dy nga më të mirët ndonjëherë, ndoshta më të mirët, në pozicionet e tyre në historinë e Barcelonës.
Alba, 34 vjeç, ka qenë një lojtar konstant gjatë dekadës së fundit, ndonjëherë i pandalshëm – veçanërisht kur kombinohej me Lionel Messin.