Jorge Mendes nuk ndalet: Pas Ramosit, tani synon t’ia sjellë Milanit yllin e Barcelonës

22:52 | 26 Qershor 2026

Jorge Mendes po shfaqet si figura kyçe në strategjinë e re të transferimeve të Milanit. Pas marrëveshjes prej 70 milionë eurosh për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Gonçalo Ramos, super-agjenti portugez tashmë po punon edhe për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Marc Casadó.

Nuk është hera e parë që Mendes ka ndikim të madh te Milani. Ai ka qenë më parë i përfshirë në transferimet e Pervis Estupinan, Joao Felix, Andre Silva, si dhe në emërimin e trajnerit Sergio Conceicao, mes të tjerëve.

Tashmë, pasi Milani ka hequr rolet e drejtorit teknik dhe drejtorit sportiv për të krijuar një strukturë më të thjeshtë drejtuese, trajneri Ruben Amorim ka marrë më shumë kompetenca në vendimmarrje, ndërsa një nga këshilltarët kryesorë të klubit është pikërisht Jorge Mendes.

Sipas disa burimeve, përfshirë Sport në Spanjë dhe Sportitalia, Mendes po punon për ta bindur Barcelonën që ta lejojë largimin e Marc Casados drejt “San Siros”.

Milani thyen rekordin historik të transferimeve në Serie A për blerjen e Goncalo Ramos

Mesfushori spanjoll, i cili në shtator mbush 23 vjeç, është produkt i akademisë së Barcelonës dhe u promovua në ekipin e parë në vitin 2024.

Sezonin e kaluar ai zhvilloi 34 paraqitje me fanellën e Barcelonës, duke regjistruar një asistim, megjithëse vetëm në 15 raste ishte titullar.

Në të njëjtën kohë, po shtohen pikëpyetjet rreth shumës prej 70 milionë eurosh që Milani raportohet se ka pranuar të paguajë për Gonçalo Ramos.

Nëse marrëveshja finalizohet me këtë vlerë, ajo do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit, duke lënë pas rekordin e mëparshëm prej 49 milionë eurosh të paguar për Rafael Leaon.

Mbetet për t’u parë se sa nga kjo shumë do të përfundojë te Jorge Mendes në formën e komisioneve dhe nëse kjo është e arsyeshme, duke pasur parasysh se ai po luan gjithnjë e më shumë një rol të ngjashëm me atë të një drejtori sportiv te Milani.

Komento: