Jorginho ka marrë vendim, në janar i bashkohet gjigantit evropian

20:22 | 28 October 2022

Mesfushori i Chelseat, Jorginho, ka zgjedhur se ku do ta vazhdojë karrierën.

“Mundo Deportivo” ka njoftuar të premten se mesfushori do t’i bashkohet Barcelonës në fund të sezonit.

Ai te Barcelona do të transferohet si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Chelsean. Mësohet se Jorginho parimisht ka pranuar ofertën e Barçës dhe në janar do të firmosë parakontratë për ta konfirmuar transferimin e tij në verë.

Jorginho ka refuzuar ofertat e tjera, pasi dëshira e tij ishte që të luante në La Liga me fanellën e Barcelonës.

Te Barça ai vlerësohet si përforcim i madh për mesfushën.

30-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2018, ndërsa këtë edicion ka tri gola në të gjitha garat. Ai karrierë ka bërë edhe te Napoli e Verona.

Komento: