Klubi italian, Juventus tashmë është duke menduar për përforcimet e afatit kalimtar të janarit.
Torinezët sipas medieve italiane, janë duke i vëzhguar disa lojtarë dhe në mesin e tyre është edhe futbollisti i Arsenalit, Jorginho.
Ish-futbollisti i Chelsea-s, thuhet se nuk ka gjasa të qëndrojë tek “Topçinjtë” pasi ai ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Mikel Artetës.
Reprezentuesi italian është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë Juventusin dhe Barcelonën.
Por, siç raportohet, Juventusi është destinacioni më i mundshëm për Jorginhon.