Jose Mourinho merr drejtimin e gjigantit nga Serie A

10:46 | 06 Prill 2019

Pas shkarkimit nga Manchester United, Jose Mourinho ende nuk e ka marrë drejtimin e asnjë skuadre.

Trajneri portugez është rrugës për t’u rikthyer në futboll, pas shkarkimit nga Manchester United në dhjetor të vitit 2018.

Mediet në Itali e shohin të ardhmen e Jose Mourinhos në Serie A, përcjell lajmi.

56 vjeçari mund të marrë drejtimin e Romës, për të zëvendësuar Claudio Ranierin, që do të ndërpresë bashkëpunimin me ‘Giallorosët’ në fund të sezonit.

Jose Mourinho edhe në të kaluarën ka punuar në Serie A, ku ka drejtuar Interin për dy sezon e, duke fituar edhe Ligën e Kampionëve.

Komento: