Jose Mourinho merr lajmin e keq nga legjenda e Manchester United

12:36 | 06 Dhjetor 2018

Legjenda e Manchester Unitedit Rio Ferdinand e ka kritikuar pozitën e ish-skuadrës së tij në Premierligë pas barazimit 2-2 mbrëmë ndaj Arsenalit.

Manchester Unitedi aktualisht është në pozitën e tetë me 23 pikë pas 15-të javësh në Premierligë.

“Është një diferencë e madhe mes Manchester Unitedit dhe kreut të Premierligës”, ka thënë Ferdinand.

“Unitedi aktualisht është në pozitën e tetë dhe nëse e shikon renditjen nuk duket aq bukur”.

“Mirëpo lojtarët duhet ta rregullojnë këtë”.

Unitedi në ndeshjen e ardhshme përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Fulhamin, të shtunën në kuadër të xhiros së 16-të të Premierligës.

Komento: