Jose Mourinho po rikthehet, e pranon këtë super-ofertë

19:20 | 01 Prill 2019

Duket se Jose Mourinho po i rikthehet futbollit.

Ai u shkarkua nga Manchester United në fund të vitit të kaluar, ndërsa e do rikthimin me të përfunduar ky sezon.

Trajneri portugez është i gatshëm që të rikthehet te Inter, pasi këta të fundit do ta shkarkojnë Luciano Spallettin në fund të këtij sezoni.

Mourinho është i gatshëm që të rikthehet te nerazurët, por i ka bërë disa kërkesa.

Portugezi ka kërkuar nga skuadra italiane që të ketë një fond të majm për transferimet që do t’i bënte në verë, liri të plotë në transferime dhe kontroll të plotë me stafin që do të punojë.

Komento: