Jose Murinho bëhet me punë të re

14:12 | 15 Janar 2019

Jose Mourinho është bërë me punë të re.

Pasi u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho nuk i është dashur kohë e gjatë për ta gjetur një punë të re pasi që BeIN Sports e ka punësuar atë si komentator për pjesën tjetër të sezonit.

Televizioni sportiv i bazuar në Katar, BeIN Sports, e ka punësuar Mourinhon si komentator për ndeshjet e Premierligës, mirëpo ai nuk do të lejohet të flasë për Manchester Unitedit.

Sipas lajmit të The Times, Mourinho do t’i fitojë 67,421 euro për çdo ndeshje që e komenton, mirëpo ai nuk mund të flasë për “Djajtë e kuq” për shkak të një klauzole në kontratën e tij të shkarkimit nga klubi anglez.

Sipas kësaj klauzole, Mourinho nuk mund ta komentojnë situatën e Manchester Unitedit apo të rrëfejë për atë që ndodhi në klub për një afat të caktuar kohor, pasi që për këtë gjë ishte arritur marrëveshja kur ishte paguar dëmshpërblimi për shkarkimin nga puna, transmeton Express.

Mourinho do të debutojë në BeIN Sports si komentator në ndeshjen mes Katarit dhe Arabisë Saudite në Kupën e Azisë më 17 janar. Ndërsa, vetëm dy ditë më vonë, ai do ta komentojnë ndeshjen mes Chelseat dhe Arsenalit.

BeIN Sports e ka shtuar Mourinhon në një listë të jashtëzakonshme të yjeve të futbollit, të cilët tani punojnë si komentatorë dhe analistë, përfshirë këtu: Zlatan Ibrahimovicin, Ruug Gullitin, Arsene Wengerin, Macel Desaillyn, Yaya Touren, Nemanja Vidicin, Ëesley Sneijderin dhe Grame Sounessin.

Komento: