Josep Borell telefonon Kurtin dhe Vuçiqin pas arritjes së Marrëveshjes për Rrymën

16:45 | 21 Qershor 2022

Borell telefonon Kurtin dhe Vuçiqin pas arritjes së Marrëveshjes për Rrymën.

Kryediplomati Josep Borell, ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vuçiq pas dakordimit të palëve për të zbatuar Marrëveshjen për Energjinë të nënshkruar më 2013, konkretisht 2015 në Bruksel.

Borell ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes duke thënë se pret që të vazhdohet të punohet edhe për hapat e tjerë raporton Gazeta Express.

“Fola me Aleksander Vuçiqin dhe Albin Kurti për t’i uruar për arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin për energjinë sot. Ky është një hap i madhe dhe i rëndësishëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të sjellë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim që të vazhdohet të punohet edhe për hapat e tjerë”, ka shkruar Borell.

Kosova dhe Serbia janë dakorduar sot për Udhërrëfyesin e Zbatimit të Marrëveshjen për Energjinë që është arritur në Bruksel qysh më 2013. Ky Udhërrëfyes përmban 9 pika dhe parasheh licencimin e kompanisë serbe Elektrosever nga ZRrE-ja.

Emisari i BE-së, Lajçak që ka ndërmjetësuar marrëveshjen e nënshkruar nga Bislimi e Petkoviq, ka publikuar Udhërrëfyesin me pikat.

Komento: