Josep Borell vonohet në takim – i tregon Kurtit që i mban dy ora dore, Vuçiq i refuzon kiflet e BE’së.

12:12 | 21 November 2022

Borell vonohet në takim – i tregon Kurtit që i mban dy ora dore, Vuçiq i refuzon kiflet e BE’së.

Para se të hyjnë në një takim të përbashkët, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, janë takuar ndaras me Borrellin dhe me Lajcakun, raporton Gazeta Express. Dhe, më poshtë shihet disponimi i të dy liderëve para se të dilnin përballë njëri-tjetrit.

Ka nisur takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku pritet të diskutohet për situatën e krijuar në veri, pas zbatimit të vendimit për konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia, për rajone të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i ka treguar Kurtit se i mban dy ora. Kjo e relaksoi Kryeministrin, që bashkë me Emisarin Special për dialog, Miroslav Lajcak, po qeshnin kur 75-vjeçari, po i nxirrte orat nga xhepat e sakos.

Pas storjes me ora, Kurti e Borrell realizojnë fotografitë e përbashkëta.

Borrell “i fiksuar” me orën, vazhdon këtë bisedë edhe kur ata ulën dhe në dhomë janë akoma prezentë kamerat.

“Mendoja të të thirrja ty nga Uzbekistani, ishte ora 5:00…”, i thotë kryediplomati evropian Kurtit.

BE-ja ka publikuar edhe pamjet e pritjes së presidentit serb, Aleksandër Vuciqit.

Përshëndetjet u kanë shkuar pa shumë muhabet, me Vuciqin që mbante fytyrën e ngrysur.

Pasi ulën në tavolinë, presidentit serb i ofrohen disa kroasantë, por nuk pranon të marrë asnjë nga ta.

Komento: