Josep Borrell: Nëse njëra palë bllokon procesin e ndërpres dialogun

00:03 | 24 November 2022

Peter Stano ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka shpërndarë një deklaratë të shefit të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell.

Në deklaratën e Borrellit thuhet se ditëve në vazhdim do të ftohen për t’i rinisur diskutime për marrëveshjen përfundimtare.

“Unë do të ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të propozimit me qëllim paraqitjen e rezultateve nga Grupi Special për normalizim me Kosovën dhe përditësim në Kapitullin 35 për Serbinë. Në rast pengimi nga secila Palë, Lehtësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin”, thuhet në deklaratën e Borrellit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur në Bruksel marrëveshjen për targat.

Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet si KM, PR e të tjera.

Komento: