Joseph: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më i rëndësishëm se ai në OKB

19:08 | 19 October 2024
joseph:-anetaresimi-i-kosoves-ne-nato,-me-i-rendesishem-se-ai-ne-okb

Edward P. Joseph, në një fjalim të mbajtur në Pearson Institute në Çikago, ka folur edhe për problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në panelin ku i ftuar ka qenë edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Joseph ka thënë se për Kosovën është shumë më i rëndësishëm anëtarësimi në NATO sesa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Loja merr fund ka thënë Edward Joseph, në momentin që sigurohet rruga për anëtarësimin e Kosovës dhe sigurohet heqja e bllokadës, meqë Serbia s’ka ndonjë mundësi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se edhe bllokada e Kinës dhe Rusisë në OKB të do të bëhej e pakuptimtë, meqë anëtarësimi në NATO është larg më i rëndësishëm sesa ai në OKB.

”Dhe mundësia që Rusia dhe Kina të bllokojnë Kosovën në Kombe të Bashkuara është në thelb e pakuptimtë. Sepse anëtarësimi në NATO është shumë më shumë e rëndësishme për Kosovën, siç e dëgjuat edhe nga z.Haradinaj”, ka thënë Edward Joseph.

Profesori i shquar Joseph ka thënë se vetëm shtrimi i rrugës për anëtarësimin e Kosovës në NATO do të mbyllte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që sipas tij “strategjia e Serbisë s’do të vlente më”./Telegrafi

Komento: