Joseph i kërkon Zelenskyt njohen e Kosovës: E ke në dorë ta ndalosh agjendën ruse

10:42 | 18 Nëntor 2023
joseph-i-kerkon-zelenskyt-njohen-e-kosoves:-e-ke-ne-dore-ta-ndalosh-agjenden-ruse

Edward Joseph, njohës i mirë i Ballkanit Perëndimor, ka shkruar një reagim interesant pas alarmit të ngritur nga Volodymyr Zelenskyt, presidenti i Ukrainës, se Rusia po synon trazimin e konflikteve në Ballkanin Perëndimor.

Profesori amerikan ka shkruar se Zelensky ka në dorë të ndalojë agjendën ruse. Madje, ai ia ka dhënë edhe një shembull, duke i kërkuar njohjen e Kosovës.

“Zoti President, ju keni fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan duke njohur Kosovën. Nuk do të humbisni municione nga Serbia. Njohja e Kosovës nga Ukraina do të katalizojë lëvizjen vendimtare të Serbisë drejt Perëndimit. Ja se si funksionon”– shkroi ai ndër të tjera.

 

Komento: