
Sonte na pret një super ndeshje në bosk.
Boksi kthehet me një shfaqje të madhe për të gjithë adhuruesit e këtij sporti. Këtë të shtunë në mbrëmje, Anthony Joshua do të ndeshet me Kubrat Pulev, një ndeshje të madhe e peshave të rënda.
Lufta është planifikuar të zhvillohet të shtunën, 12 dhjetor pas orës 23:00, në “Wembley Arena”.

Fillimisht ishte planifikuar për në 20 qershor, por pandemia e koronavirusit prishi planet.
Joshua do të mbrojë titujt e tij të peshave të rënda botërore WBA, WBO dhe IBF kundër bullgarit, me të cilin ishte planifikuar të takohej për herë të parë para tre vjetëve.