Jovanoviq: Çështja e Kosovës zgjidhet duke i shikuar në sy shqiptarët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Jovanoviq: Çështja e Kosovës zgjidhet duke i shikuar në sy shqiptarët

11:12 | 28 Janar 2019

Kreu i Parisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka drejtuar akuza në drejtim të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe patriarkut Irinej, duke i thënë se zgjidhja për Kosovën arrihet duke i shikuar në sy shqiptarët.

Jovanoviq ka kritikuar ashpër qëndrimet e kreut të Kishës Ortodokse Serbe patriarkut Irinej ndaj Kosovës duke ai përkujtuar atij betimet që Kisha serbe kishte bërë ndaj kriminelëve serbë të luftës, transmeton Koha.net.

Jovanoviqi ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për leksionet politik të Irinejit e të presidenti të Rusisë Vladimir Putin.

Liberale Demokratike (Liberalno-demokratska partija- LDP) ka kumtuar se nuk e pranon thirrjen e patriarkut Irinej që të shikohet në qiell dhe të pritet nga car Llazari që të zgjidhet çështja e Kosovës, porse, ka thënë, duhet shikuar në sy shqiptarët dhe me ta të arrihet marrëveshja që do të garantonte paqe.

“Për këtë na duhet edhe përkrahja e Kishës, e cila nuk do të glorifikonte vetëm udhëheqës ushtarakë, luftëra e humbje, por do ta respektonte paqen si vlerën më të madhe shoqërore. Në shoqërinë demokratike që e synojmë, nuk ka vend për leksionet e patriarkut, Dodikut ose të Putinit, por për synimin që shoqëria rreth nesh të demokratizohet dhe evropianizohet njësoj sikur dhe ne. E vetmja mënyrë që këtu të kemi sukses, është ta përkrahim njëri-tjetrin në këto procese“, theksohet në kumtesën e partisë së Çedomir Jovanoviqit të cilën e përcjell gazeta “danas”, transmeton Koha net.

Në kumtesë shtohet se shoqërisë serbe nuk i nevojite bashkimi kundër armikut të jashtëm, ashtu siç po frikëson tash e shumë herë kisha, por asaj i duhet dialogu serioz dhe vendimi se ç’shoqëri dëshirojmë dhe si të reformohemi“.

“Deklarata e shumta politike të patriarkut Irinej nga intervista e tij në ‘Politika’, kanë për qëllim lidhjen e duarve e të këmbëve të atyre që e duan Serbinë dhe rajonin në Evropë dhe në Perëndim. Serbisë tani i nevojitet më shumë se kurdoherë arsye dhe përgjigja racionale për krizat me të cilat ballafaqohemi”, thuhet në kumtesë.

Nëse patriarku Irinej, i cili duke folur për Greqinë e Maqedoninë , nuk është i gatshëm ta urojë marrëveshjen historike me të cilën iu vu pikë mosmarrëveshjeve deceniesh dhe konflikteve, por i interesojnë vetëm mospajtimet në kishë, është e qartë që vëmendja e tij është e drejtuar në konflikte e ndërmjet tyre e jo tek e mira dhe interesi publik, ka shtuar LDP.

“Komentet pa vend të patriarkut për protesta në Banjallukë janë vetëm vazhdim i politikës së Kishës Ortodokse Serbe me të cilat nxiten përçarje e konflikte në vendet e rajonit. Kurrë kisha jonë nuk është penduar për bekimin e “Shkorpionëve” dhe të kriminelëve të tjerët ndërsa sot po vazhdon bekimin dhe përkrahjen e secilit që ka rol destruktiv dhe që përpiqet t ta ndalojë Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedoninë, Kosovën, e edhe Serbinë në rrugën për t’iu bashkuar Perëndimit”, përfundon kumtesa.

Komento: