Jovic dëshiron të bëhet si ky lojtar

20:33 | 15 Korrik 2022

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic dëshiron të imitojë suksesin e Cristiano Ronaldos që arriti gjatë qëndrimit të tij me Juventusin në Serie A.

Jovic i është bashkuar Fiorentinës në një marrëveshje të përhershme në afatin kalimtar të verës, përcjell ORAinfo.

Ronaldo fitoi pesë trofe duke përfshirë dy Scudetto me Bianconerët në një periudhë trevjeçare. Ai gjithashtu u emërua Futbollisti i Vitit në Serie A në 2019 dhe 2020.

Pas nënshkrimit për klubin italian, Jovic foli në një konferencë për shtyp ku foli për admirimin e Ronaldos.

“Unë jam i frymëzuar nga Cristiano Ronaldo dhe shpresoj të jem në gjendje të jem mirë siç bëri në Itali”, ka thënë reprezentuesi serb./ORAinfo/

Komento: