Jovic i thotë ‘JO’ Milanit, mësohet arsyeja

13:29 | 22 Janar 2021

Jovic refuzoi Milanin për shkak të Ibrahimovicit.

Sipas gazetës gjermane BILD, Luka Jovic refuzoi një lëvizje në Milan për shkak të Zlatan Ibrahimovicit.

Kjo pasi sulmuesi serb kishte frikë se nuk do të kishte minutazhë të mjaftueshme për shkak të suedezit.

23-vjeçari u bashkua me Eintracht Frankfurt si huazim nga Real Madrid në afatin kalimtar të janarit, por Milani gjithashtu kishte bërë një përpjekje për ta nënshkruar atë në një marrëveshje të përkohshme deri në fund të sezonit.

Sipas raportit, Ëest Ham dhe Ëolverhampton kishin hyrë në garë për të nënshkruar me përfaqësuesin e Serbisë, i cili përfundimisht u kthye në Gjermani.

Bild thekson se Jovic refuzoi mundësinë për të lëvizur në Milano pasi kishte frikë se nuk do të luante përpara Zlatan Ibrahimovicit.

Suedezi humbi një muaj e gjysmë për shkak të një dëmtimi të muskujve, por në fillim të kësaj jave ai shënoi dy gola në ndeshjen e parë në Serie A që e nisi nga fillimi që nga nëntori.

39-vjeçari ka 13 gola në po aq paraqitje me “Rossonerët” deri më tani këtë sezon, duke u treguar i jashtëzakonshëm përkundër moshës.

Milani përfundimisht nënshkroi me ish-sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic për të mbështetur suedezin në fazën e sulmit.

Komento: