Luka Jovic ishte i lidhur që disa muaj për një kalim të Milan. Sulmuesi tani është vendosur të qëndrojë në Real Madrid megjithë thashethemet e largimit.
Ndërkohë, ka një sfond mbi interesin e Rossonerëve.
Sipas Calciomercato, Jovic ishte në listën e Milanit si zëvendës i Zlatan Ibrahimovic. Por gjërat ndryshuan kur Roma nënshkroi Borja Mayoral nga Real Madrid, përcjell ORAinfo.
Pala spanjolle më pas vendosi ta mbajë Jovic si zëvendës për Karim Benzema, duke e hequr atë nga tregu.
Kjo ka bërë që edhe Milan të heq dorë nga transferimi i mundshëm në të ardhmën i sulmuesit të Realit. /ORAinfo/