“Ju erdhi si rrufe në kokë” Rama reagon pasi deputetët në Strasbourg anuluan darkën me të

12:07 | 13 October 2022

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur dje një fjalim të gjatë në Asamblenë e Këshillit të Evropës kundër raportit të Dick Martyt dhe asaj çfarë kishte bërë Këshilli në të kaluarën. Citat e kreut të Qeverisë shqiptare në mbrojtje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe krerëve të saj kanë shkaktuar reagime të shumta, meqë jo të gjithëve iu kanë pëlqyer.

Kjo ka bërë që disa prej përfaqësuesve të shteteve të ndryshme në KiE të anulojnë pjesëmarrjen në darkën që misioni i Shqipërisë kishte organizuar.

Për këtë ka reaguar kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, duke thënë se është i mirkuptueshëm arsyetimi për anulim, meqë thekson se “ S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!”, raporton Express.

“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve!”, ka shkruar Rama në twitter.

Rama tutje ka thënë se bisedat që kanë pasur pas darkës me disa prej përfaqësuesve të KiE ishe kupitmplotë. Sipas Ramës fjalimi i tij u ka rënë si “rrufe në qiell të pastër” dhe se do t’iu duhet kohë për ta analizuar dhe kuptuar madhësinë e gabimit të bërë dhjetë vjet më parë dhe për të adresuar më pas nevojën për korrigjim përmes një akti të ri.

“Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri”, ka shtuar tutje Rama.

Komento: