Ju kujtohet Alma nga “Familja Moderne”, ja si duket ajo sot

18:48 | 05 May 2019

Ajo ka kohë që nuk është shfaqur në ekranet televizive.

Secili që e ka shkuar serialin vendor “Familja Moderne”, i ka ende të freskëta kujtimet për secilin aktor që ka luajtur aty, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse ka kaluar një kohë që kur është ndërprerë transmetimi i këtij seriali, nuk ka se si të harrohet aktorja shumë e dashur për publikun Vlora Merovci, apo “Alma”, siç është quajtur në serial.

Vlora është e martuar me vokalistin e rock grupit Troja, Bujar Berishën, me të cilin kanë dy fëmijë.

Ajo është një nënë e përkushtuar e Eas dhe Dionit bukurosh, dhe ka një jetë të lumtur familjare.

Kujtojmë se përveç serialit “Familja Moderne, ajo ka luajtur edhe në shumë role në teatër.

Komento: