Ju kujtohet “Mahidevranja”, ja si duket sot ajo

16:23 | 14 January 2019

Nur Fettahoglu është aktorja, që i dha jetë rolit të “Mahidevranes” të serialit shumë të shikuar “Sulltani i Madhërishëm”.

Në serial ajo kishte rolin e një gruaje të dëshpëruar nga rrethanat të cilat aso kohe ishin shumë të ashpra, por në jetën reale aktorja ka një jetë shumë të lumtur pranë familjes së saj.

Aktorja ka lindur në Gjermani më 12 nëntor të vitit 1980, pra tani ajo ka 38 vjet. Se ka një jetë të lumtur, Nur shpesh herë e ka dëshmuar në rrjetet sociale dhe intervista të ndryshme.

Ajo është martuar me fotografin turk, Levent Veziroglu dhe së bashku kanë një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin, Elisa Guzin. Dashuria e tyre e madhe reflekton në të gjitha imazhet, të cilat i shohim në rrjetet sociale.

Komento: