Ju kujtohet Vullnet Sefaja nga grupi Marigona, ja si duket dhe ҫfarë ka ndodhur me të – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ju kujtohet Vullnet Sefaja nga grupi Marigona, ja si duket dhe ҫfarë ka ndodhur me të

23:16 | 09 Dhjetor 2018

Shumë këngëtarë nga e kaluara më nuk kanë vazhduar karrierën e tyre muzikore.

Pa dyshim që është ndër zërat më të bukur shqiptar, që vit pas viti ka realizuar këngë të mrekullueshme, hite që mbahen në mend.

Vullnet Sefaja dhe grupi “Marigona” ka lënë gjurmë në industrinë e muzikës dhe pa dyshim që arti i tyre është ngulitur në mendjen e një mase të gjerë dëgjuesish e shikuesish.

Ndonëse shumë të pëlqyer, “Marigona” u shpërbënë dhe frontmeni i grupit, Vullnet Sefaja e la muzikën. Ai, shihet rrallë, për të mos thënë fare në ndonjë aktivitet muzikor, shkruan “Kosovarja”.

Vullneti merret me biznes dhe siç shihet edhe në këtë foto të bërë para pak ditësh, më shumë po duket si biznesmen sesa si këngëtar.

Komento: