“Ju mendoni se i keni 51 për qind, por do të vijnë zgjedhjet e reja e do të mbaheni në mend”

14:03 | 19 Mars 2024
“ju-mendoni-se-i-keni-51-per-qind,-por-do-te-vijne-zgjedhjet-e-reja-e-do-te-mbaheni-ne-mend”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka akuzuar ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për centralizim, duke shtuar se ajo “është e pasaktë, e mjegulluar dhe konfuze”, raporton Ekonomia Online.

Lekaj ia ka përkujtuar se në zgjedhjet e ardhshme do të mbahen mend për këto Projektligje.

“Mendoj se ministrja është e pasaktë, e mjegulluar dhe konfuze. Ju është dashur që ta konsultoni edhe Ligjin për Qeverisje Lokale. Ju po e bëni një centralizim. Derisa nuk ka marrëveshje me komunat, kot e keni. E kuptoj qe nuk keni përvojë dhe ju mungon praktika dhe nga ajo që kemi pa në Ministri nuk e di çka keni bë qe tre vite. Prapë po sjell ligje jo funksionale, joimplementuese. Ne duhet të shkojmë kah decentralizimi, jo kah centralizimi…Ju mendoni se i keni 51 për qind, por do të vijnë zgjedhjet e reja e keni me u mbajt mend”, u shpreh ai.

Komento: