
Sulmuesi Kylian Mbappe thotë se Real Madridi nuk do të dorëzohet duke iu premtuar tifozëve se brenda një kohe të shkurtër do t’i rikthehen trofeve.
“Los Blancos” po rrezikojnë ta kalojnë vitin e dytë radhazi pa trofe, pasi janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit, ndërsa janë nëntë pikë prapa liderit Barcelona.
Pas humbjes nga Bayerni, Mbappe ka reaguar për herë të parë duke e pranuar se është zhgënjim i madh eliminimi, por do të rikthehen sërish.
“Provuam deri në fund, por nuk ishte e mjaftueshme. Është zhgënjim i madh të eliminohemi nga një kompeticion shumë i rëndësishëm, por duhet të shohim përpara”.
“Duhet ta shikojmë vetën shumë për t’iu larguar këtij zhgënjimi sërish. Nuk do të dorëzohemi kurrë”.
“Në Madrid, dështimi nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë ndonjë opsion. Por, ju premtoj një gjë: Do të nisim të fitojmë sërish dhe së shpejti”, shkroi ai në rrjetin social “Instagram”.
Ndërkohë, Real Madridi do të rikthehet në “aksion” këtë vikend si nikoqir i Deportivo Alaves në “Santiago Bernabeu”.