Jude Bellingham dëshiron të luajë për Real Madridin

11:13 | 28 Prill 2023

Jude Bellingham siç duket ka bërë zgjedhjen e tij.

Mediumi spanjoll, AS raporton se mesfushori anglez dëshiron të luajë për “Los Blancos”.

Borussia Dortmund pritet të hyjë në bisedime me klubin spanjoll.

Megjithatë, madrilenët nuk e kanë ndërmend të paguajnë më shumë se 120 milionë euro për shërbimet e talentit anglez.

Bellingham ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane me paraqitjet e tij me Dortmundin dhe me Anglinë.

Komento: