
Juventusi, ka kontaktuar me përfaqësuesit e anësorit të Paris Saint-Germain, Angel Di Maria,zbulon Gianluca Di Marzio.
34-vjeçari do të bëhet lojtar i lirë në qershor dhe po tërheq interes edhe nga Interi dhe Atletico Madrid, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, Juve mendohet se po udhëheq garën për Di Marian, pasi ata kërkojnë përforcime shtesë në sulm pas një sezoni zhgënjyes 2021-22./ORAinfo/