“Jugosllavia dukej si ideja më e mirë në botë”, jugonostalgjia e Rron Gjinovcit, koha kur i kërkonte falje Serbisë për “krimet e UÇK’së”

17:35 | 31 Mars 2026
“jugosllavia-dukej-si-ideja-me-e-mire-ne-bote”,-jugonostalgjia-e-rron-gjinovcit,-koha-kur-i-kerkonte-falje-serbise-per-“krimet-e-uck’se”

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe apologjeti i Albin Kurtit, Rron Gjinovci kishte dhënë një intervistë me deklarata skandaloze për historianin serb Vladimir Unkovski-Korica.

Gjinovci në intervistë për historianin serb shprehte dhembshuri dhe keqardhje për “krimet e kryera në emër të UÇK’së”.

“Shpreh dhembshurinë dhe keqardhjen time të thellë për personat që mungojnë, veçanërisht në rastet kur mungonin organe.Këto krime janë çnjerëzore dhe të papranueshme, për mua apo qytetarët e Kosovës. Është një poshtërim për njerëzimin. Po marr një distancim të qartë nga ky krim që është bërë në emrin tim dhe në emrin e të ardhmes sime – ‘e kemi bërë këtë për fëmijët e Kosovës’. Unë dënoj të gjitha aktet e spastrimit etnik dhe krimet e tjera me emra të ndryshëm, kryer nga persona në emër të UÇK-së apo çfarëdo grupi tjetër – marr një distancë të qartë nga çdo krim i kryer në emrin tim ose në emrin e të ardhmes sonë”, deklaronte Gjinovci.

Gjinovci tregohej jugonostalgjik, duke e quajtur Jugosllavinë si “ideja më e mire në botë.

“Në fakt, mendoj që Jugosllavia u sulmua nga të gjithë – tingëllon si një komplot – por mendoj se u sabotua nga kudo sepse dukej si ideja më e mirë në botë. Sigurisht, e djathta kurrë nuk mund ta pranonte këtë”, deklaronte Gjinovci. /Insajderi.org/

Komento: