Jugu i Shqipërisë bllokohet nga bora

12:06 | 05 Janar 2019

Reshjet e borës kanë përfshirë gjithë Shqipërinë.

Reshjet e dendura të borës një ditë më parë kanë shkaktuar probleme në disa zona në Jug të vendit.

Raportohet se zona e Kurveleshit në Tepelenë është bllokuar pasi dëbora ka arritur në 30 centimetër.

Po kështu, edhe fshati Golem në Gjirokastër është i bllokuar pasi ka rënë rreth 20 centimetër borë.

Emergjencat Civile kanë dalë në terren dhe po hedhin kripë në rrugët rurale të fshatrave Mashkullorë, Picar, Prongji dhe Kolonjë në Qarkun e Gjirokastrës.

Ndërsa aksi nacional Gjirokastër – Tepelenë është i kalueshëm dhe nuk paraqet probleme për qarkullimin e automjeteve, shkruan Tv Klan.

Komento: