Mbrojtësi i djathtë meksikan, Julian Araujo, ka arritur marrëveshje për transferim në Barcelonë.
Sipas raportimit nga Fabrizio Romano, marrëveshja do të zyrtarizohet nesër.
Barcelona ka rënë dakord me ekipin e tanishëm të Araujos, Los Angeles Galaxy, për të blerë lojtarin me më pak se 4 milionë euro.
Araujo do të mbërrijë në Barcelonë të enjten për të përfunduar lëvizjen dhe për të nënshkruar si mbrojtës i ri i djathtë i Barçës.
Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor 2026.