Juniku shpall gjendje emergjente pas situatës me vërshimet, shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë

20:26 | 06 Janar 2026
Juniku shpall gjendje emergjente pas situatës me vërshimet, shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë

Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të emergjente, pas situatës me vërshimet, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e Komunës bëhet me dije se shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 deri më 12.01.2026.

“Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve në Komunën e Junikut, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të emergjente dhe ka formuar shtabin emergjent. Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026. I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare. Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen”, thuhet në njoftim.

Komento: