Jurgen Klopp probleme me këtë lojtar të skuadrës së tij, ky është sqarimi i tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Jurgen Klopp probleme me këtë lojtar të skuadrës së tij, ky është sqarimi i tij

19:34 | 27 Dhjetor 2018

Jurgen Klopp duket se ka probleme me mbrojtësinë e majtë të Liveroolit, Alberti Moreno, e ky i fundit ka folur për këtë ҫështje.

Sezonin e kaluar, Moreno është paraqitur si zgjedhje e parë, edhe pse gjermani ka preferuar që ta aktivizojë mesfushorin James Milner, para nënshkrimit me Andy Robertson,

Tashmë është thënë se Moreno do të largohet nga Liverpool gjatë këtij afati, dhe lojtari ka bërë të ditura publikisht problemet e tij tek Liverpool.

Ai është shprehur i pakënaqur me mënyrën qasjen e trajnerit të “The Reds” ndaj tij.

“Nuk u ndjeva mirë (për vendimin që Robertson të vazhdonte këtu). Isha i lënduar dhe po jepja më të mirën për skuadrën” ka thënë Moreno për “Ondacero”, transmeton lajmi.net.

“Nuk më pëlqen Klopp sepse unë stërvitesha, por kur rikthehesha ai donte vetëm Robertsonin” ka thënë tutje lojtari.

“Nuk më pëlqeu mënyra se si Klopp më trajtoi, por e kuptoj situatën e tij. Ai nuk mund ta ndërroj Robertsonin sepse skuadra po fiton” ka thënë ndër të tjerash Moreno.

Moreno tutje ka thënë se i është ofruar kontratë e re por ai nuk ka vendosur ende ta nënshkruaj atë.

Ai konsideron se është më mirë ta vazhdoj karrierën në ndonjë skuadër ku do të jetë zgjedhja e parë.

Komento: