Klopp: Kam energjinë për të qenë trajner i Liverpoolit edhe për një dekadë.
Pas ndeshjes së tij historike të 1,000-të si trajner, Jurgen Klopp tha se ai do të qëndronte me kënaqësi edhe për një dekadë tjetër si trajner i Liverpoolit.
“Motivimi im nuk është problem. Unë jam pak si Obelixi, i cili ra në … ju i njihni Asterixin dhe Obelixin? Ah, ju nuk e dini, harrojeni … Unë kam mjaft energji për 10 vjet të tjera nëse doni”, tha Kloop duke bërë shaka.
Megjithatë, nëse Klopp është serioz për të ardhmen e tij në Liverpool, skuadra e tij do të duhet të përmirësojë formën e tyre të tmerrshme kohët e fundit.
Reds kanë pasur një fillim jo të mirë në 2022-23, duke u renditur në vendin e tetë me vetëm 29 pikë, nga 19 ndeshje, dhe pa fitore në tre të fundit.
Liverpooli mund të zbret në vendin e nëntë nëse Brentford shmang humbjen ndaj Leeds sot.