Të shtunën në Tiranë, Jurgen Uldedaj e ka fituar titullin botëror në kategorinë ËBO për të rinj.
Në këtë përballje, Uldedaj rrahu boksierin argjentinas Nikolas Leandro Arganaraz.
Në një meç me kohëzgjatje prej 10 rundeve, Uldedaj ishte më i mirë se argjentinasi në të gjitha rundet, duke e regjistruar fitoren e 10 në karrierë.
Uldedaj mbetet i pamposhtur dhe tani kampion i botës për të rinj në ËBO.
Në të njëjtën kohë, boksieri shqiptar ia shkaktoi humbjen e parë në karrierë Arganarazit.
Të tre gjyqtarët votuan në favor të tij 98- 9, 98-91, 98-91.